Vitamina E ul rrezikun e shfaqjes së kataraktit

Shkencëtarët kinezë me një numër të konsiderueshëm hulumtimesh kanë gjetur se përdorimi i vitaminës E, ul rrezikun e kataraktit, i cili njihet si shkaktari kryesorë i verbërisë në botë.

Shkencëtarët e Universitetit Qingdaou në Kinë, kanë kryer plot 27 hulumtime në lidhje me vitaminën E dhe shfaqjen e kataraktës, ndërsa hulumtimet janë bërë mbi rreth 250.000 persona.

Hulumtimet kanë treguar se kosumimi i ushqimeve të pasura me vitaminën E, si soja, fasulja, spinaqi, brokula, avokado, dhe ushqimeve tjera të cilat përmbajnë këtë vitaminë, ulin rrezikun e paraqitjes të kataraktit tek të gjitha moshat rreth 27 përqind.

Njëri prej studiusëve, profesor në universitetin e përmendur, Yufey Cang tha se hulumtimet kanë treguar se si masë preventive ndaj kataraktit nevoitet konsumim ditorë prej 7 miligram të vitaminës E.