Vikendi e derbeve

 

Ky vikend do të jetë i pasur me futboll, por si rrallë herë në këtë vikend do të zhvillohen 6 derbi.
Në Spanjë është derbi Atletico-Real, ku Mbretërit kanë synim hakmarrjen ndaj Atleticos për eliminim nga kupa.
Në Premier Ligë do të shohim dy ndeshje të mëdha. Arsenali e pret në shtëpi skuadrën e Tottenhamit, teksa derbi më i madh lokal, do të jetë ai ndërmjet Evertonit dhe Liverpooli.
Në Serie A do të shohim njërin nga derbit më të vjetër në botë dhe më interesant. Juventusi e pret në shtëpi skuadrën e Milanit, që ka rënë nga forma në vitet e fundit, edhe pse derbi mbetet derbi.
Në Francë, lideri i tabelës, Lyoni e pret në shtëpi skuadrën e PSG-s, teksa në Portugali zhvillohet ndeshja e madhe ndërmjet Sporting Lisbonës dhe Benficës.
Derbit gjatë kësaj jave:
Arsenal – Tottenham
Everton – Liverpool
Atletico – Real Madrid
Juventus – Milan
Lyon – PSG
Sporting – Benfica