Vije lamtumira e radhës nga Reali

Real Madridi si duket është bërë gati që këtë brenda pak ditësh të përcjellë disa lojtarë nga skuadra. Sami Khedira është lojtari i radhës që e ka konfirmuar largimin nga skuadra. Mesfushori gjerman e ka dhënë një deklaratë përshëndetëse me Realin.

“Ky është edicioni im i fundit me Realin. Këtë e din skuadra dhe unë. E kam bërë të qartë edhe më herët. Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime këtu. Madridi është më i madh se sa që e imagjinoja. Lëndimet më kanë ndërruar mendjen për tu larguar nga Reali. Nuk kam vendosur ende për të ardhmen time” ka thënë Khedira.