Video/ Sherri për parkimin, bëjnë për spital taksistin: Më futën në bagazh…

Krenar Betaj, 44 vjeç ka marrë disa plagë në trup dhe kokë, duke marrë më pas dhe ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës.
Vetë Betaj tregon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe se taksisti i palicencuar me gjithë të birit e kanë goditur dhe futur në bagazhin e makinës, shkruan “BalkanWeb”.

Loading...

“Ditë për ditë zihemi me taksixhinjtë piratë. Unë po rrija tek bagazhi i makinës, ky person vjen me gjithë djalin e tij dhe më godasin në bagazh, brenda të makinës. Nuk e di me se më kanë goditur, s’mora vesh gjë. Më hoqën dhe këpucët, më thyen dhe syzet. Erdhi policia dhe më çoi në spital. Ky person ka kohë që punon aty, na shan, na shantazhin. Na marrin dhe pasagjerët, na dëgjojnë ne që bëjmë pazar me qytetarët dhe iu marrin më pak e më lirë”, tha taksisti”, tha Betaj.

Ngjarja është duke u hetuar tashmë edhe pas denoncimit të tij.

Lexo tjetër  Pas 25 vitesh, hapet një plazh i harruar në Shqipëri