Veturat e vjedhura i çmontonte dhe më pas i shiste në pjesë!

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një mashkull të moshës 22 vjeçar në Vushtrri, i cili dyshohet se vjedhte vetura.
“Arrestimi i të dyshuarit mashkull, 22 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, është bërë dje me 6 janar 2014 në orët e mbrëmjes në shtëpinë e tij, në njërin nga fshatrat e komunës së Mitrovicës, ku përveç arrestimit hetuesit policorë afër shtëpisë së të dyshuari kanë gjetur njërën nga veturat e vjedhura në Vushtrri e raportuar së fundi me datën 5 janar 2015, ndërsa brenda hapësirave të oborrit të shtëpisë polica ka gjetur dhe konfiskuar disa pjesë tjera të automjeteve të çmontuara, të cilat mbetet të vërtetohen se a u përkasin veturave tjera të vjedhura”, thuhet në komunikatën e zyratrit publik për media në Policinë e Kosovës (Rajoni i Mitrovicës), Avni Zahiti.
Një bashkëveprim i mirë në mes të hetuesve policorë të stacioneve policore në Vushtrri dhe në Mitrovicë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, i cili mbi dyshimet e arsyeshme dyshohet se ka kryer shtatë raste të veprës penale ‘vjedhje të veturave’ të raportuara brenda muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat materiale të siguruara deri më tani dyshohet se i dyshuari veturat e vjedhura më pas t’i ketë çmontuar në pjesë të ndryshme për t’i shitur si pjesë të vjetra!
 
Loading...