Vetoja e Shqipërisë për Maqedoninë, jehonë në mediat amerikane

 

Deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Shqipëria i ka vendosur veton Maqedonisë, në rast se ky shtet nuk përmbush Marrëveshjes së Ohrit ka bërë jehonë në mediat amerikane.

Agjencia e lajmeve ABC News shkruan se tashmë Maqedonia, përveç Greqisë, pengesë për anëtarësim në NATO do të ketë edhe Shqipërinë. Shteti grek e ka kushtëzuar Maqedoninë në NATO dhe BE si pasojë e konfliktit për emrin.

Edi Rama tha sot se Maqedonia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s në rast se nuk plotëson marrëveshjen kornizë të Ohrit.