Vetitë shëruese të kumbullës

Kumbulla është një lloj fruti që njihet për përmbajtjen e ulët kalorike dhe efektet freskuese. Kumbulla duke qenë se në përbërje të saj ka indeks të ulët glikemik, është shumë e dobishme për gratë shtatzëna me vitaminat, mineralet, potasin, magnezin dhe fosforin që përmban.

Gjithashtu kumbulla është një frut e cila njihet për vetitë e saj në dietën e dobësimit. Ajo ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku dhe ekuilibron sistemin tretës. Ndihmon në ekuilibrimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Mjekët mund të sugjerojnë kumbullën në rast të sëmundjeve të zemrës, kolesterolit dhe enëve të gjakut.

Veçanërisht ky frut i konsumuar me bollëk gjatë muajve të verës është i pazëvendësueshëm sepse ka pak kalori dhe ndihmon në dobësim. Kur njerëzit kanë nevojë të marrin sheqer është i mjaftueshëm konsumimi i një tasi me kumbulla dhe luleshtrydhe.