Vetitë kuruese të sherebelës

Sherebela në mjeksi njihet si një bimë e cila shëron sëmundje të ndryshme, çaji i saj ka një ëndësi të veçantë jo vetëm si pije freskuese por dhe si një qetësues i mirë.

Çaji i sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi.

Gjethet e sherebelës përmbajnë fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Sipas mjekëve është e rëndësishme që të pihet tre gota çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes.

Gjithashtu, bima është një mënyrë e mirë për të parandaluar dhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me mëlçinë e zezë dhe tëmthin.