Vetitë kuruese të majdanozit

Majdanozi është një produkt që ka një sërë vetish të shëndetshme për kurim të fytyrës, posaçërisht kundër pikave në trup dhe leqeve në fytyrë.

Ai është i pasur me vitaminat C dhe A, po edhe me shumë minerale, dhe është i lehtë për tu përdorur dhe në kushte shtëpie.
Majdanozi pastron thellësisht lëkurën dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës.

Për ta përgatitur këtë përbërje, nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta dhe pasi të ftohet përbërja, kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhoje në fytyrën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lëreni fytyrën më këtë përbërje për disa minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët.