Vetëvendosje cakton kandidatin për deputet nga Skenderaj, ka vetëm 27 vjet

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim që Veton Seferi të jetë kandidati i saj për deputet nga komuna e Skenderajt. I riu Veton Seferi edhe pse vetëm 27 vjeçar ka vendosur që të jetë pjesë e kësaj gare në Komunën e Skenderajt nga radhët e Vetëvendosjes. Kuptohet këtë garë, Seferi e ka filluar edhe me mbështetjen e këtij subjekti i cili si duket ka parë një vizion të qartë në përparimin dhe avancimin e të drejtave të të rinjve, e me theks të punëtorëve në Kosovë, shkruan Kosova Post.

Vendimin për kandidimin e tij për deputet e ka konfirmuar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili edhe e ka inkurajuar atë që të jetë pjesë e subjektit që ai përfaqëson.

Seferi  me profesion biznesmen, për KosovaPost tha se vendimin për të qenë pjesë e Vetëvendosjes  e mori pasi që Vetëvendosje i ofron hapësirë për të punuar maksimalisht,ndërsa vizioni i tij do të jetë avancimi i të drejtave të punëtorëve që fatkeqësisht në Kosovë shkelen çdo ditë.