Vetëvendosja në Drenas po voton

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor. Partitë politike vetëm se kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Në Skenderaj dhe Drenas, partitë politike ende nuk kanë prezantuar kandidatët për kryetar.

Dega e Vetëvendosjes në Drenas ka bërë të ditur se sot është duke votuar për kandidatin që do të garoj në këto zgjedhje.

Drenica Press merr vesh se pikat e votimit të kësaj dege janë hapur në ora 10:00, dhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje do të kenë mundësi të votojnë për anëtarin e tyre të preferuar deri në ora 20:00. /Drenica Press/