Veterani nga Llapushniku në gjendje të rëndë shëndetësore, shokët i dalin në ndihmë

Malush Gashi nga Llapushniku i Drenasit, veteran i luftës së UÇK-së, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bashkëluftëtarët e tij me sa kanë pas mundësi i kanë dalë në ndihmë duke ia mbledhë një shumë modeste të parave.

Ndërsa përveç parave që ia kanë dorëzuar sot, Malushit i është dhuruar edhe një karrocë falë ndihmës nga Handikos në Drenas.

Lajmin për këtë rast e ka dhënë Enver Hajdari nga OVL së UÇK-së në Drenas.

Ky është njoftimi i Hajdarit postuar në facebook:

Sot, dhuruam nje karroc dhe nje shume simbolike veteranit dhe bashkeluftetarit, Malush Gashi nga Llapushniku, i cili eshte ne nje gjendje te rend shendetesore!

Malushi eshte pa as nje te ardhur financiare!

Prandaj e falenderoj Behxhet Binaku nga Handikos-i ne Drenas i cili na siguroj kete karroc.

Po ashtu nje falenderim edhe per nje pjese te anetarve te kryesise se OVL-se, per shumen modeste te dhuruar!

Shpresoj se ndihma nga njerzit e vullnetit te mire per keto kategori nuk do te mungoj as nje here!

I urojm sherim sa me te shpejte!