Veteranët nuk lirohen nga pagesa e parkingut në QKUK! Veterani nga Drenica vëren edhe një parregullësi të madhe (FOTO)

Veteranët e UCK-së nuk janë duke u liruar nga pagesa për parkingu të makinave në QKUK. Një rast të tillë na e dëshmon veterani nga Sankovci i Drenasit, Avni Miftari, shkruan Gazeta Online Drenicapress.

Ai për parkim të makinës së tij në oborrin e QKUK-së ka paguar 2.5 euro, por aty ka vërejtur edhe një parregullësi të madhe, ngase QKUK nuk ka kupon fiskal, e që me ligj çdo pagesë që bëhet pa kupon fiskal sanksionohet nga shteti.

DrenicaPress e sjell të plotë ‘denoncimin” e veteranit Avni Miftari:

Parkingu në QKUK nuk paguan TVSH fare.
Për të bërë një termin operimi të vajzës(rast urgjent-terminin e caktojnë më 10 shtator) m’u desh të parkoja në QKUK dhe mezi gjeta një vendparkim.Pas disa orësh pritjeje nga mjekët e “zënë” dola nga aty dhe tek pagesat për parking(Veteranët nuk po u lironin nga pagesat) më tha që kushton fiks 2.50 euro.Pas insistimit tim për kupon fiskal,punonjësi më dha këtë lloj kuponi e që çuditërisht nuk paguhet fare TVSH-ja.Nuk figuron as numri fiskal,por vetëm numri i kuponit për nevojat e tyre.
Për mendimin tim ky është një skandal dhe hajni e kulluar nga QKUK-PARKINGU.
Duhet ta ceku edhe njeriun me makinë prapa meje(BMW-X5) i cili fare nuk pagoi asgjë.
Shpresoj që dikush që është kompetent të merret me këtë hajni ashiqare nga njerëzit e sëmurë-në nevojë.

Lexo tjetër  ​Veseli e Haradinaj zotohen: Shëndetësia, ndër prioritetet kryesore të 'Fillimit të Ri'