Vështirë për Feronikelin e lehtë për Drenicën në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës

 

Janë mësuar çiftet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll pas hedhjes së shortit sot në zyrat e FFK-së

Në rrethin e tretë janë përfshirë të gjitha klubet e kualifikuara nga rrethi i dytë dhe tash në këtë rreth inkuadrohen edhe 12 klubet e Superligës së Kosovës, bën të ditur FFK përmes një komunikate për media.

KF Feronikelin  e pret një duel i vështirë me Dritën e Gjilanit, kurse Drenica luan me Ulpianën e Ligës së Dytë!

Këto janë çiftet e rrethit të tretë:

Kosova(P)- Kika

Vllaznia(P) – Llapi

R. Sadiku – Vushtrria

Arbëria(D) – Ratkoci

Istogu – Vitia

Drita- Feronikeli

Ballkani – Trepça

Besa – Trepça 89

Ulpiana – Drenica

Flamurtari – Prishtina

Gjilani – Rinia

Vëllaznimi – Behari