Veseli tregon se kur do të ketë zgjedhje në Kosovë

Kadri Veseli e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton KTV.

Njeriu që në nëntorin e 2012-s mori librezën e PDK-së, do të zëvendësojë Hashim Thaçin, i cili la partinë për t’u bërë president i Republikës.

Ish-shefi i SHIK-ut që është kryetar i Kuvendit, ka falënderuar ish-shefin e tij të partisë, Hashim Thaçin.

Si kryetar i partisë që synon të jetë pas 7 majit, Veseli tha se nuk do të jetë veç privilegj, por përgjegjësi ta çojë përpara partinë.

Me programin e tij synon që PDK-në ta bëjë anëtare në familjen e madhe të partive të djathta popullore të Evropës.

Tha se do të vazhdojë me ngritjen e PDK-së, e synon që të vazhdojë ta mbajë PDK-në si partinë më të madhe në vend.

Veseli ua ka shuar shpresat opozitarëve për zgjedhje, duke thënë se ato do të jenë më 2017 e 2018.

Veseli tha se do të punojë që të ruajë e të ndërtojë partneritetin me partitë e tjera politike, që kanë synimin e njëjtë, edhe pse mund të ndryshojmë nga pak nga programi e si prioritet do të jetë ruajtja e partneritetit me miqtë ndërkombëtarë sidomos me SHBA-në.

 
Loading...