Veseli kalon fundjavën duke shikuar futboll me të rinjtë e Zhupës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kaluar fundjavën bashkë me qindra të rinj të rajonit të Zhupës, në afërsi të Prizrenit.

Kreu i PDK’së ka treguar nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook se ka ndjekur turneun tradicional të futbollit, ndërsa ka përgëzuar lojëtarët që arritën ta fitojnë finalen.

“Sot në Reçan, në praninë e qindra qytetarëve të rajonit të Zhupës dhe më gjerë, së bashku me ministrin Rasim Demiri ndoqëm edhe turnirin tradicional të futbollit, i cili organizohet tash e 4 dekada. Me një lojë të shkëlqyeshme të dy ekipeve, lojëtarët e ekipit nga Lubinja e Epërme arritën ta fitojnë finalen e këtij turniri. Përgëzime për të gjithë!”, ka shkruar Veseli në Facebook.