Vërtetohet gripi i shpendëve në Shqipëri

Përhapja globale e gripit të shpendëve dhe numri i shumtë i tipeve virale që qarkullojnë aktualisht, si dhe infeksionet që shkaktohen nga këto shtame, është në nivele të jashtëzakonshëme. Në këto kushte, rreziku i një shpërthimi të mundshëm të sëmundjes tek njerzit është i lartë.

Gjatë gjashtë mujave të fundit shpërthime të shumta të sëmundjes janë raportuar tek shpendët e egër dhe në fermat e mbarështimit të shpendëve të butë në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Azinë.  Autoritetet zyrtare në mënyrë skeptike argumentojnë se shumica e shpërthimeve epidemike në shpendë janë shkatuar nga shtame virale që kanë risk të ulët për shëndetin e njerzve. Ky fakt është i vërtëtë, por risku nuk duhet nënvlerësuar.

Prania në të njëjtën kohë e shumë tipeve të viriusit të gripit si A(H5N1), A(H5N2), A(H5N8), A(H7N9), A(H7N8), përhapja e tyre në bujtës të ndryshëm dhe në kaq shumë teritore të botës, rrit rrezikun për përzijerjen gjenetike të viruseve. Për rrjedhojë, ndryshimi mund të ndodhë në mënyrë të tillë që viruset e modifikuara të prekin njerzit duke shkaktuar epidemi. Ndryshime virale që kanë sjellë një përshtatje të sëmundjes tek njerëzit janë parë tek tek tipet  A(H5N1), A(H7N9), A(H5N6), e të tjerë. Në këtë kontekst, nuk është e pamundur që të ndodhin ndryshime të tilla edhe tek tipet e viruseve të pa dëmshme që janë në qarkullim.

Viruset e gripit të shpendëve kanë si bujtës natyror shpendët e egër të cilët  mund ta bartin gripin dhe ta përhapin atë në distanca të mëdha duke infektuar shpendët e butë. Pas infektimit të shpendëve të fermës, gripi përhapet ndërmjet tyre përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Megjithkëtë studime të ndryshme argumentojnë se përhapja mund të ndodhë edhe përmes sekrecioneve në formë areosoli, gjë që i mundëson viruseve përhapjen në ajër duke i rritur potencialin e infektimit nga ferma në fermë për kilometra të tëra.

Në Evropë, zbulimi i gripit të shpendëve A(H5N8) tek mjelmat në Hungari në tetor 2016 ishte vetëm shkëndija e parë e një prej epidemive më të mëdha të kësaj sëmundje në këtë kontinent. Aktualisht, 25 vende evropiane janë prekur, vatrat e sëmundjes janë të shumta në fermat e shpendëve të butë si dhe janë vërejtur gjerësisht ngordhje tek shpendët e egër. Në rrajonin e Ballkanit sëmundja ka prekur tashmë Greqinë, Maqedoninë, Maln e Zi, Serbinë, Bosnie-Hercegovinën, Kroacinë, Bullgarinë, etj. Nga kjo përhapje bie menjëherë në sy që Shqipëria për arsye të panjohura nuk është prekur “zyrtarisht” nga kjo sëmundje.

Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE), Bashkimit Evriopian dhe Autoriteteve Veterinare të vendeve të prekuara rrezulton se Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pasur vatra të sëmundjes në shpendë të butë dhe të egër në afërsi të liqenve të Prespës, Liqenit të Ohrit, dhe Liqenit të Shkodrës.

Me rëndësi të madhe epidemiologjike paraqitet rasti i gripit A(H5N8) tek Patat e Egra (Anser anser) në Liqenin e Prespës në Greqi më datë 26 janar 2017 dhe rasti me A(H5N5) tek Rosat Kërre (Anas crecca) në Liqenin e Shkodrës në Malin e Zi në datë 12 dhjetor 2016. Rasti në Strugë të Maqedonisë është grip i tipit A(H5N8) dhe ka prekur dy ferma me shpendë të butë. Mund të spekullohet se ky rast ka lidhje me shpendë të egër që qëndrojnë  në Liqenin e Ohrit si dhe me praninë e konfirmuar të nëntipit A(H5) tek Kuqja Qafëgjelbër (Anas platyrhynchos) në Negotino të Maqedonisë. Vatrat dhe zonat e prekura janë nën mbikqyrje të plotë veterinare dhe hetime të mëtjeshme po kryhen aktualisht në të gjithë teritorin e tre vendeve fqinjë.

Përmes lidhjeve epidemiologjike Shqipëria duhet konsideruar si një vend që është prekur nga gripi i shpendëve, së paku tek shpendët e egër. Ky konfirmim i pranisë së sëmundjes duhet marrë i mirëqenë në baza ekologjike, sepse liqenet e përmendura më lart janë ndërkufitare dhe gjasat e përhapjes së sëmundjes janë të barabarta mes brigjeve të tyre.  Nga ana tjetër, shpendët e egër nuk njohin kufi shtëtëror dhe ato në përgjithësi një pjesë të kohës e kalojnë në liqene, një pjesë në zona të ndryshme përreth brigjeve të liqenve dhe një pjesë në brendësi të vendit për të kërkuar ushqim. Si pasojë e sjelljes së tyre shpendët e egër bëhen burim i mundshëm i sëmundjes tek shpendët e butë, ku më të ekspozuarat janë fermat që kanë shpendë oborri.

Në Shqipëri mbarështohen rreth 8 milion shpendë të butë dhe gjysma e tyre mbahen në kushte oborri në rreth 300 mijë ferma. Është e qartë se në kushtet kur sëmundja qarkullon tek tek shpendët egër shancet e kalimit të saj tek shpendët e butë janë të shumta.  Në mungesë të një konfirmimi zyrtar dhe programeve konkrete nga autoritetet përkatëse, fermerët duhet të bëjnë kujdes që shpendët e tyre të mos infektohen nga kjo sëmundje e rrezikshme. E vetmja formë efikase për parandalimin e gripit të shpendëve është zvogëlimi i gjasave të kontaktit me shpendët e egër duke mbajtur në kushte të mbyllyra e shpendët e fermës. /Kujtim Mersini, veterinar.

   
Loading...