Vendosen seancat e radhës për rastin “Drenica 1”

Gjykata e Apelit ka vendosur që seancat e radhës për rastin “Drenica 1” do të mbahen, më 11, 12 dhe 13 maj të këtij viti.
Në vendimin e shkallës së parë, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe disa të tjerë në  rastin “Drenica” janë dënuar më burgim.
Arianit Koci, avokat i Sami Lushtaku, po beson se Gjykata e Apelit do të përmirësojë vendimin e gjykatës Themelore, pasi klienti i tij u dënuar me 12 vite burgim.  “Fuqishëm besoj qe Gjykata e Apelit do ta përmirësojë gabimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi i Shkallës së Parë, me të cilin z. Lushtaku është dënuar për vrasjen e një personi të panjohur, pa iu gjetur trupi, pa u gjetur mjeti i kryerjes se veprës se pretenduar penale. Me këtë mënyrë të vlerësimit të provave, nuk ka siguri juridike në Kosovë”, ka thënë Koci.
 
Loading...