Vendi ku bora arrin deri në 20 metra në pranverë (Foto)

Mali Tateyama,  është një nga tre malet e shenjta të Japonisë, por gjatë dimrit ai bëhet një atraksion i vërtetë turistik.

Në dimër udhëtimi është i pamundur për shkak të ngricave,megjithatë çdo pranverë, gjithkush që viziton vendin e mrekullueshëm, përballet me një mur të madh dëbore.

Muri arrin deri në mbi 20 metra lartësi dhe përfaqëson skajin e një rruge rreth çerek milje, duke formuar një “kanion dëbore” me bazament trotuarin e rrugës.

Çdo mars, flota e buldozerëve fillojnë të pastrojnë borën përgjatë autostradës. Pak nga pak, makinat masive shtyjnë borën nga rruga.

Rezultati përfundimtar është një rrugë e drejtuar me makinë, e gdhendur në mes të dy mureve dimërore.

Kalimi nëpër rrugën e pastruar të malit është një nga ato përvoja të rralla të jetës që me të vërtetë ju bën të ndiheni të vegjël. Madje, edhe autobusët me turistë duken të vegjël.

Pavarësisht se në mars, temperaturat fillojnë të rriten, në këtë zonë është ende dimër në këtë periudhë dhe ata që synojnë ta vizitojnë zonën duhet të marrin masa.

Lexo tjetër  Drama po vazhdon: Serbët kanë vënë barrikada në veri |Video