Vehbi Berisha kundër lokacionit për Deponi të mbeturinave inerte në Çikatovë të Re

Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit të mbajtur me datë 04.06.2015 ishte paraparë rendi i ditës me gjithsejtë 4 pika për diskutim, ku njëra prej pikave të rendit të ditës ishte edhe Propozim – Vendimi për caktimin e lokacionit për deponi të mbeturinave inerte, ku me ç’rast ishin paraparë për të caktuar dy lokacione për këtë qellim, njëra në Komoran kurse tjetra në Çikatovë të Re buzë rrugës regjionale Drenas – Skenderaj përball stacionit të Zjarrfikësve.

Vendi i paraparë për deponi të mbeturinave inerte në Çikatovë të Re – Drenas

Vendi i paraparë për deponi të mbeturinave inerte në Çikatovë të Re – Drenas, i cili u kundërshtua sot gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Drenas

Kjo pikë ngjalli diskutime të ashpra po thuajse tek gjysma e Këshilltarëve Komunal , ku njeri ndër ta i cili e kundërshtoi këtë lokacion për deponi të mbeturinave inerte ishte edhe Asambleisti i pavarur Vehbi Berisha, i cili në lidhje me këtë çështje, ndër tjera tha: “Propozimi i këtyre lokacioneve për deponi të mbeturinave inerte tregon se janë bërë në mënyrë amatoreske, pa u konsultuar fare me ekspert të kësaj lëmie, se një Deponi e tillë çfarë ndikimi mundet me shkaktua në mjedis, pa u konsultuar me OJQ nga Shoqëria Civile dhe ajo më e rëndësishmja pa u konsultuar fare me banoret e kësaj zone ku është paraparë të bëhet kjo deponi, ku me një pjesë të banoreve, unë veç kam diskutuar me të marr vesh në lidhje me këtë propozim – vendim dhe ata janë kategorikisht kundër caktimit të këtij lokacioni për deponi të mbeturinave inerte dhe aq me tepër kur kjo çështje lidhet edhe me emocionet e banoreve sepse mu në mexh të këtij lokacioni të paraparë për deponi janë varrezat e dëshmorëve. Unë e dëgjova me plotë vëmendje Drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrës duke bërë arsyetimin e këtij propozim – vendimi cili tha se ne e kemi caktua këtë lokacion afër banoreve për mi transportua me afër mbeturinat deri në deponi, po na e dimë se këto mbeturina inerte transportohem me kamion e jo me kolic dore. Të nderuar kolege nëse e miratoni këtë lokacion për deponi të mbeturinave inerte në Çikatovë të Re, dine

se ata banorë te asaj zone do te kenë pluhur aktive 24 orë, prandaj ju bëjë thirrje mos ta miratojmë këtë lokacion dhe lë të gjendet një lokacion tjetër me i përshtatshëm” përfundoi Asambleisti Berisha.

Pasi u shteren të gjitha diskutimet në lidhje me këtë çështje, ku shumica prej tyre ishin kundër lokacionit të propozuar në Çikatovë të Re nga Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës, atëherë u hodh në votim dhe u miratua pjesërisht. Nga Kuvendi i Drenasit u miratua vetëm lokacioni i propozuar në Komoran madje edhe ky propozim u miratua me ndryshim duke shtyrë deponin se paku 500 meta larg shtëpive të banoreve te asaj zone. /drenicapress/