“Veç Zoti na shpëtoj” ese sociologjik nga Fadil Maloku

Libri “Veç Zoti na shpëtoj” të autorit Fadil Maloku, është një ditar i shkruar në formë ese që trajton bombardimet e Nato-së në Kosovë.
“Nëpërmjet këtij ditari sociologjik, pra nëpërmjet kategorive të zgje­dhura sociologjike që kanë kuptim dhe paragjykim ekskluziv përkitazi me situatën, apo thënë “atmosferën e fenomenologjike” të luftës që u ushtrua dhe ekzekutua mbi banorët e mbetur të Prish­ti­nës, gjatë ga­ti tërë këtyre 78 ditëve sa zgjatën bombardimet e Aleancës Ve­ri­atlantike mbi qiellin e Kosovës dhe si dëshmitarë të gjallë e të bur­go­sur shtëpiakë të kësaj “atmosfere…”, autori është përpjekur të regjistroj, ko­mentoj e, pak a shumë, edhe analizoj ngjarjet që kanë ndodhur së bash­ku me natyrën e pritjes së aktit të bombardimit dhe përgjithësisht atmosferën e fillimit të luftës, e cila nuk ngjan çdoherë në jetën e nje­riut të rëndomtë.”
Pra shkurt, pretendimi ishte që të kuptohen situatat e tilla të rralla në jetën e njeriut, ngase lufta si fenomen shoqëror ka gjithnjë protagonistët e cilësuar si “bad boys” dhe si “good boys”, që në rastin e Kosovës, janë më se të njohur për opinionin e gjerë botëror! “Veç Zoti na shpëtojë“-vërtetë është një ese Sociologjik, i pari i këtij lloji në publicistikën Kosovare për luftën e ndodhur, dhe për banorët e Prishtinës të cilët përveç Zotit, nuk kishin më askënd në mbrojtje të vetvetes dhe familjes së tyre. Protagonisti i  këtij ditari, ishte bindur se vetëm ZOTI I KISHTE SHPËTUAR! Sot, ai i falënderohet për çdo ditë Krijuesit të Botërave, dhe bënë përpjekje të bëhet një nga Falënderuesit e përjetshëm të Tij./gjurma-botime.com/