Vdes veterani i gazetarisë, deputetja e Kuvendit ka disa fjalë

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë veterani i gazetarisë nga Vushtria, Shemsedin Preteni. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit, Xhevahire Izmaku përmes rrjetit social “Facebook”.

Ajo ka thënë se të ndjerin e ka edhe bashkëvendës. Sipas saj, vdekja e  Pretenit i ka trishtuar  të gjithë, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, Izmaku ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit për ndarjen nga jeta të tij.

Shkrimi i plotë:

Familjarë dhe miq te gazetarit veteran dhe bashkevendasit tone Shemsedin Preteni!

Lajmi per vdekjen tende na trishtoi mengjesin e sotem! Sa shume dite pune e ide kemi ndare bashke! Ende heret ike dhe ky lajm do t’i piklloje shume njerez sot! U prefsh ne paqe Shem! Vushtrria te kishte veteran te gazetarise! Ngushllime Vushtrri!.

Lexo tjetër  BFI: Ky akt makabër na ka prekur të gjithëve