Vdes pacientja pas vizitës në spital, nën hetim mjeku

Një hetim ka nisur për mjekun e urgjencës së spitalit në Elbasan, pas vdekjes së një pacienteje që kishte marrë ndihmën e parë mjekësore nga ai. Ditën e sotshme nisi procedimi penal për mjekun me iniciale I. XH., 50 vjeç, pas vdekjes së shtetases  H.F.,  50 vjeç,  banuese  në  Elbasan.

Kjo e fundit u paraqit në urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore nga I.XH , por pasi mbaroj kontrolli, ajo u nis për në banesën e saj ku dhe gjeti vdekjen.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet ndërsa, mjeku akuzohet për veprën penale  “Mjekim i pakujdesshëm”  parashikuar  nga neni  96 i Kodit Penal. Hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.