Vdes njëri nga aktorët më të spikatur të vendi, Hadi Shehun

Kinematografia kosovare dhe arti në përgjithësi sot humbën njërin nga protagonistët më të rëndësishëm.

Aktori i mirënjohur, Hadi Shehu, ka vdekur në moshën 68 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Shehu ishte ndër themeluesit e Teatrit Profesionist të Gjakovës, të cilin e drejtoi deri në vitin 2007.

Në skenën e Teatrit të Gjakovës realizoi shumë role të paharruara.

Si njëri nga aktorët më të spikatur që pati vendi ynë, Shehu njihet për rolet në filmat kulminantë të kinematografisë kosovare.

“Gjurmë të bardha” është film artistik i realizuar në vitin 1980, me regji të Ekrem Kryeziut.

Pjesë e tij ishin edhe Avdush Hasani, Çun Lajçi dhe Drita Krasniqi.

Hadi Shehu do të luante rol kryesor në filmin “Kur pranvera vonohet”, që trajtonte partizanët e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Krahas tij aktruan edhe Abdurrahman Shala dhe Melihate Ajeti.

Filmi u realizua në vitin 1979, me regji të Ekrem Kryeziut dhe skenar të Azem Shkrelit.

“Era dhe Lisi” – film tjetër i realizuar nga Kosovafilmi në vitin 1979, pjesë e të cilit ishte Hadi Shehu.

Ky krijim ishte kronikë e periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, njofton Klan Kosova.