Vdes nga shoku elektrik, pasi i ra iPhone 4 në vask

Një 24-vjeçare nga Rusia pësoi një shok elektrik me pasojë vdekjen, pasi i ra iPhone 4 në vaskë. Evgenia Sviridenko po navigonte tek rrjeti social VKontakte, që është një version rus i Facebook-ut, kur telefoni i ra në ujë dhe shkaktoi shok elektrik. Kjo ndodhi sepse telefoni ishte duke u furnizuar me energji. Policia po heton nëse adaptuesi ishte origjinal apo jo.

Ishte shoqja e saj e dhomës, Yaroslav Dubinina, që e gjeti vajzën të pajetë. “Kuptova që ajo po vonohej shumë, dhe, meqë nuk po më përgjigjej, vendosa të hapë derën dhe pashë që po rrinte pezull në ujë. Pashë pastaj telefonin që ishte duke u furnizuar me energji. Trupi i saj po dridhej akoma nga shoku elektrik,” u shpreh Yaroslav Dubinina.

Kujdes: nuk duhet të bashkoni ujin me elektricitetin. Nëse jeni duke furnizuar me energji telefonin tuaj inteligjent ose tabletin, mbajeni pajisjen larg nga uji. Edhe nëse telefoni juaj është rezistent ndaj ujit, mos shkoni në vaskë me të./krokodili.al/