Vdes në sallë të sporteve profesori i edukatës fizike

Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij

“Në sallën e sporteve është lënduar profesori i edukatës fizike mashkull K/Serb, i cili është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në shtëpinë e Shëndetit, ku është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ky rast ka ndodhur dje në orën 10:45 në mëngjes në Leposaviq.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në konsultim me prokurorin dhe familjarët e viktimës, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.