Vdes këngëtarja e njohur shqiptare

Ndahet krejt papritur nga jeta violinistja e talentuar, njëherazi nëndrejtoresha e shkollës artistike “Prenk Jakova” në Shkodër, Viola Bajraktari.

Violinistja e mirënjohur, ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në moshën 60-vjeçare.

Shkodrania e cila i dha shumë qytetit të saj duke ushtruar për vite të tëra profesionin e mësueses në artin e bukur të violinës, u nda nga jeta si pasojë e betejës me sëmundjen.
Një artiste e cila edukoi breza të tërë dhe i mbushi me dashuri për jetën e artin, do i mungojë shumë Shkodrës së qytetarisë e kulturës./Neësbomb.al/

Lexo tjetër  Ilir Tafa për mediet serbe: Adem Jasharin mund ta luaj vetëm një aktor që ka së paku një Oscar