Vdes ish-ministri shqiptar (foto)

Ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Prej më shumë se një viti, Dritan Prifti kurohej pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e gjakut.

Kohët e fundit, Prifti i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë jashtë shtetit, pas të cilit nuk kishte pasur përmirësime.

Ish-ministri i Energjetikës kishte marrë mjekim fillimisht në Itali dhe më pas ishte transferuar në një klinikë të specializuar në Gjermani. Dritan Prifti u kthye në Shqipëri ditën e djeshme pas trajtimeve mjekësore jashtë shtetit./tvklan.al