Vdes babai i Mërgim Mavrajt

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka marrë një lajm tejet të rëndë.
Anëtari i skuadrës gjermane Koln, Mavraj është njoftuar me vdekjen e babait të tij gjatë orëve të para të ditës së premte.
I ndjeri vuante nga një sëmundje dhe ishte i shtruar në një spital të Frankfurtit në Gjermani.
Varrimi i të ndjerit, Mustafë Mavraj do të bëhet ditën e shtunë në Kosovë, më saktësisht në fshatin Saradan të Istogut me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/