Vdes 19 vjeçari që u plagos të shtunën në Zveçan

Ka ndërruar jetë një 19 vjeçar i cili u plagos të shtunën gjatë një përleshjeje në Zveçan.

Televizioni Most raporton se ai ka vdekur në Qendrën Klinike në Kragujevc të Serbisë, ndërkaq në spitalin në veri të Mitrovicës po trajtohet vëllai i tij që kishte mbetur i plagosur në këtë incident.

Poashtu raportohet se gjendja e tij është stabile.