Vdekje me injeksion për autorin e masakrës së Bostonit

Një gjykatë amerikane në Boston ka dënuar sot me vdekje Dzhokhar Tsarnaev, i cili do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës.
Tre persona u vranë dhe 260 të tjerë u plagosën kur Tsarnaev, 21 vjeç, dhe vëllai i tij vendosën bomba në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit në vitin 2013.
Tsarnaev ka të ngjarë të zhvendoset në burgun federal Terre Haute, Indiana, dhe të presë ekzekutimin. Por sipas mediave amerikane, ekzekutimi i tij mund të ndodhë pas disa vitesh për shkak të apelet që mund të zgjasë deri në një afat të pacaktuar.

Boston Marathon Tourniquet_AP_April 15Familjet e viktimave e sabotuan momentin kur u lexua dënimi, për të cilën Tsarnaev nuk tregoi asnjë lloj emocioni.

Pas 14 orë diskutimesh në një proces maratonë gjykimi, juria arriti në përfundimin e ai nuk tregoi asnjë shenjë pendimi dhe për këtë arsye duhet të dënohet me vdekje.

“Juri e tha fjalën e saj. Dzhokhar Tsarnaev do t’i paguajë krimet që ka bërë me jetën e tij”, tha kryeprokurori i SHBA-ve, Karmen Ortiz.