Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok

Mbrëmjen e së martës është gjetur trupi i pajetë i një serbi  në një rrugë lokale në fshatin Citluk të Zubin Potokut.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar Forenzika dhe hetimet rajonale.

Poashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore, pasi që viktima ka qenë i sëmurë nga zemra.