Vazhdon mjerimi në QKMF në Drenas

Qendra Kryesore e  Mjekësisë Familjare në Drenas është ndërtuar  në vitetë e 80-ta, sot kjo Qender gjëndet në kushte të mjerushme,në munges të barnave,fashave dhe mjeteve tjera për punë.Në çdo sallë ku punohet muret janë të dëmtuara dhe jo të gelqerosura, nga reshjet e mëdha  uji depërton në secilen Sallë.Stafi i punës në këtëQender është I përber nga 37punëtor, nga një ose dy në secilin sektor, stafi  eshte i rregullt, punohet me dy ndrrime,kurse emergjenca punon 24ore.
Në këtë  qënder u  ofrohet sherbim jo vetëm pacientëve nga qyteti i Drenasit por edhe qendrave  të tjera perrëth, si asaj të Malishves, Lipjanit dhe Skenderajit.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Drenas, Xhevahire Sejdiu thotë: “ Kjo qender si objekt kushtetë për punë i plotëson,por i duhët një renovim komplet objektit, sepse vëtëm pas luftës në mesë viteve 2000/2001 është rinovuar. Mungese të barnave kemi shumë, Komuna na ndihmon aq sa ka bugjet, sepse ne kete qender kemi shume pacient, jo vetem qytetaret tane, por edhe te qyteteve te tjera vine tek ne.
Sipas infermieres së pastrimit të plagëve Sh.G, vendi ku ajo punon është shumë i ngushtë dhe me mungesë të mjeteve per punë, “ Kushtet për punë janë të pakta  sepse salla është shume e  ngushte, dyshemeja dhe muret janë të dëmtuera.Ka munges te fashave dhe jodit.”
Në këtë qendër përveq Insulinave tjerat Barna janë ne mungesë për afro 6 muaj,per këtë edhe shumë pacientë ankohen sepse nuk kanë të ardhuar për ti mbuluar të gjitha shpenzimet,e ku dihet  se papunësia ne Kosove  është shumë e madhe.
“ Kushtet janë jo të mira, barnat i blejm vet me para tona, vetëm për fëmijet ndonjëhëre na japin kur edhe këta janë të paisur me barna” , thotë  E.Demaku  një paciente,
I gjithë stafi i kësaj Qendre por edhe pacientët mbesin me shpresen që në një të ardhme të afërt do bëhet mire dhe do të tejkalohen këto problem.11007625_330606180463486_425133470_n

A.Miftari-DrenicaPress