Vazhdon kriza e pengmarrjes në Stamboll (Video/Foto)

Policia turke tashmë ka hyrë në ndërtesën e gjykatës në Stamboll dhe po negocion me pjestëtarët e grupit radikal majtist të cilët sot e kanë marrë peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz dhe kërcënojnë se do ta vrasin atë nëse autoritetet nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.
Kiraz po heton vrasjen e 15 vjeçarit Berkin Elvan, i cili ndërro jetë marsin e vitit të kaluar pas 269 ditësh të kaluar në komë për shkak të lëndimeve që kishte marrë gjatë përleshjes me policinë gjatë protestave masive në fillim të verës së vitit 2013, kurse babai i djaloshit të vdekur sot u ka bërë thirrje pengmarrësve që ta lirojnë prokurorin, raporton agjencitë turke, transmeton Indeksonline.
“Djali im ka vdekur, prokurori duhet të lirohet”, ka thënë babai i Berkinit përmes llogarisë së tij në Tëitter.
Pengmarrësit i kanë dhënë prokurorit afat deri në orën e 15 e 36 minuta sipas kohës lokale që ta bëjnë publike emrin e policit për të cilin thonë se e ka vra Elvanin ose do ta vrasin prokurorin, ndërsa në mesin e kërkesave është edhe “kërkimfalja publike” e policëve përgjegjës.
Afati megjithatë ka kaluar.
Sulmuesit i takojnë partisë Fronit Revolucionare Çlirimtar Popullor (DHKP-C) i cili në faqen e vet të internetit i ka publikuar fotografitë e prokurorit me revole në kokë, si dhe listën e kërkesave.
Ky Fron vepron që nga viti 1978 dhe është i shpallur si grupacion terrorist nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-ja. Kjo parti i takon idoelogjisë marksiste-leniniste.
Njëri nga liderët e Frontit, Asuman Akça është arrestuar në vitin 2008 nën akuzën se ka përgatitur atentat ndaj presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili aso kohe ishte kryeministër. /Indeksonline/
Ndiqeni LIVE aksionin në Stamboll: Klikoni këtu: http://webtv.hurriyet.com.tr/dhacanli1