Van Persi drejt largimit nga United, Roma favorite

 

Sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, me gjasë do t’i jap fundit karrierës në “Old Traford”, pasi Van Gal nuk është i kënaqur me rendimentit e bashkëkombasit të tij.
Për holandezin janë të interesuar shumë klube të mëdha, por sipas “The Independent”, Roma është momentalisht ekipi më serioz i cili ka shprehur interes për sigurimin e shërbimeve të tij. Gjithashtu, për Van Persie janë të interesuara edhe Interi e Juventusi.
Në anën tjëtër United po kërkon shërbimet e Edison Cavanit, i cili është i destinuar për një largim nga PSG. Interesim për të ka shprehur edhe Juventusi, dhe ditë më parë mediat shkruajtën për një akord mes Juves dhe Cavanit.