Vushtrri, rrugët në fshatin Pasomë të pakalueshme për këmbësorë

 

Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar jetën e fshatërve në Pasomë. Rrugët janë vërshuar nga uji, dhe më së vështiri po e kanë nxënësit të cilët janë të detyruar që ta kalojnë rrugën mbi 20 centimetra ujë, kurse lumi ka dalë nga shtrati.
Safet Bilalli banaor i këtij fshati, fajëson organet komunale për gjendjen e vështirë. Sipas tij kur është shtuar rruga, kompania kontraktuese nuk ka bërë zgjedhje për kanalizim.
“Rruga është asfaltuar para dy-tri viteve. Edhe pse është shumë e ngushtë, kësaj rruge nuk i kanë lënë vend për të kaluar ujrat, dhe prandaj kemi ardh deri te kjo gjendje. I kemi thënë kompanisë dhe komunës gjatë punimev në rrugë, se pa kanalizim kjo rrugë nuk bënë, por as që kanë dëgjuar”, ka thënë ky banor për Drenicapress.info.
Deri më tani as organet komunale nuk kanë dalë për të parë gjendjen e vështirë në rrugët e këtij fshati.
 
Loading...