Ushtria amerikane rikthen stërvitjen në xhungël

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ushtria amerikane e zhvendosin fokusin e saj të stërvitjes duke përgatitur ushtarët e saj për terrene të tilla si në Afganistan apo Irak.

Por pas më tepër se një dekade ushtria amerikane i është rikthyer serish stërvitjes në xhungël, një territor i ngjashëm në shumë vende tropikale.

Në vitin 2013 u krijua një shkollë ushtarake në Waikiki, e cila për shkak të pozicionit gjeografik dhe klimës së saj ka një terren të ngjashëm me disa vende aziatike dhe në paqësor, shkruan Top Channel.

Pas 4 vitesh punë, kanë dalë edhe trupat e parë të formuar nga kjo bazë, të cilës duket ase po i jepet akoma edhe më shumë prioritet.

 
Loading...