Udinese ndal kampionin

 

Juventusi është ndalur me barazim pa gola nga Udinese, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadio Communale Friuli.
Kampioni e pati të vështirë të impononte lojën e vet në fraksionin e parë, ndërkohë që nikoqirët shkaktonin probleme me kundërsulme.
As në gjysmën e dytë, Bianconerët nuk arritën të dominonin, porse një goditje e Pereyras përfundoi në shtyllë. E krejt në fudn Tevez pati mundësi të artë për të shënuar por goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Java e 21-të e gjen Juventusin me shtatë pikë para përcjellësit të parë, Roma, që po ashtu barazoi këtë javë (1-1 ndaj Empolit).