Uber premton 50 mijë vende pune ne Evropë

Shefi ekzekutiv i kompanisë Uber ka njoftuar se kompania do të zgjerojë shërbimet e saj në Evropë gjatë vitit 2015. Kompania ka krijuar një aplikacion për të thirrur një makinë me shofer dhe për ta paguar atë përmes telefonit inteligjent. Travis Kalanick deklaroi gjatë një konference të zhvilluar në Mynih se Uber do të krijojë 50 mijë vende të reja pune, si pjesë e një partneriteti të ri me qytetet evropiane.
 Zgjerimi i shpejtë i kompanisë Uber ka ngjallur shumë debate dhe kritika tek rregullatorët dhe operatorët që merren me taksitë. Uber është konfirmuar si armiku numër 1 i taksistëve në gati gjysmën e botës. Kjo kompani është kritikuar për prishje të rregullave të konkurrencës dhe që nuk ofron siguri të mjaftueshme me makinat dhe shoferët e saj, raporton krokodili.al
 Uber është themeluar para gati katër vitesh dhe tani operon në 250 qytete në të gjithë botën. Kompania me bazë në San Francisko tani vlen rreth 40 miliardë dollarë. Kompania është përballur me disa beteja ligjore në shtete si Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Spanjë, si dhe me protesta të shumta nga kompanitë e taksive në qytete të mëdha si Londra.
 
Loading...