U vra apo u vetëvra, dalin detaje të reja nga vdekja e Art Kurtit

Po bëhen gati një muaj që nga dita kur aktori gjakovar dhe këshilltari i kryetarit të komunës së Gjakovës, Art Kurti u gjet i vdekur.

Edhe pse kanë kaluar disa javë, ende autopsia që do të dëshmojë për mënyrën e vdekjes nuk është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj është deklaruar se ata ende nuk kanë pranuar raport dhe se janë në pritje të tij.

“Autopsinë ende nuk e kemi marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ne jemi duke pritur. Nuk e dimë pse është vonuar. Dyshimet e para kanë qenë për vetëvrasje, mirëpo përmes raportit të autopsisë, ekzaminimit të trupit, thellësia e plagës, arma, vërtetohen të gjitha”, ka thënë Selimaj për Indeksonline.

Ai ka shtuar se ka shumë raste që autopsitë vonohen për kohë të gjatë.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se autopsia është kryer, por se janë në pritje të analizave toksikologjike.

Lexo tjetër  Ksamili renditet në listën e plazheve parajsë