U shkatërrohet dasma, arsyeja do t’ju bëjë dhe ju të ‘shkatërroheni’ së qeshuri…

Të gjithë kemi parë të afërmit tanë të marrin me vete ushqimin që ngelet nga dasma. Por në një dasmë në Cërrik ka ndodhur një situatë akoma më e pazakontë.

E themi këtë sepse në këtë dasmë është shërbyer edhe speca djegës, të cilët për fatin e keq të dasmorëve kanë qenë i variacionit “spec djegës kinez”, i cili vetëm nëse e vendos në buzë sjell pasoja të rënda për organizmin e jo më t’i hash.

“Të gjithë kanë përfunduar shumë keq. Salla e dasmës është braktisur dhe të vetmit kanë qëndruar dhëndri me nusen dhe disa fëmijë dhe dasmorë që nuk e kishin provuar specin”,- shkruan infoelbasani.