U mbajt tryeza: “Fuqizimi i Rolit të Gruas në fushën e Sigurisë”

Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës (YATA Kosova), bëri hapjen zyrtare të “Javës së NATO-s”, që mbahet në nivel euroatlantik, në përvjetorin e themelimit të Organizatës së Paktit Veriatlantik (NATO).
Aktivitetin e saj të parë (YATA Kosova) ia kushtoi femrave me Tryezën: “Fuqizimi i Rolit të Gruas në fushën e Sigurisë”.

Disa nga temat që u hapen dhe u diskutuan në këtë debat ishin: roli i gruas në fushën e sigurisë, në konflikt dhe paqe, kontributi i saj direkt duke qenë në pozita vendimmarrëse përmes shembujve konkretë të plasuara nga vetë ato. Nevoja e madhe për të pasur një përfaqësim më të madh në pozita vendimmarrëse dhe menaxheriale, dhe jo vetëm në sektorë e punë administrative dhe shërbyese.

Gjithashtu u përmend domosdoshmëria, nevoja që të tejkalohet përtej plotësimit të kuotës së përfaqësimit të gruas në institucione, dhe të arrihen forma e metoda të motivimit të saj në angazhim të marrjes së detyrave komanduese dhe udhëheqëse në institucione të sigurisë.

Mirëpo, sipas panelisteve kjo gjë mund të arrihet vetëm me mbështetje politike nga institucionet vendore dhe krijimi i një infrastrukture të veçantë për gratë, për identifikimin e kuadrove të përgatitura që të vendosen në nivele e pozita udhëheqëse.

Sepse siç thanë ato, sa më e lartë është përgjegjësia dhe niveli i gradave, po bie edhe numri i pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë.

U theksua nevoja e largimit të paragjykimeve, që femra nuk është e aftë të marr përsipër këto detyra.

Me këtë rast, përmes këtij debati panelistet përveç tjerave shprehen pakënaqësitë, ngecjet e mëdha në avancimin e kësaj çështje, ngecjet në implementimin e Planit të Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “Gratë, Paqja, dhe Siguria”.

Poashtu dhe sfidat me të cilat gratë dhe vajzat e reja janë dhe vazhdojnë të përballen në vazhdimës

U mbajt tryeza: “Fuqizimi i Rolit të Gruas në fushën e Sigurisë”