U kapën në kabinë duke vjedhur energjinë elektrike, pranga 4 personave në Mat

Policia e Matit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Nata e fundit”.

Forcat policore kanë vënë në pranga 4 persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur energjinë elektrike në kabinë. Sipas njoftimit policor, shtetasit e kapur janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike. Ndër të arrestuarit është Ylli Haklaj, banues në Mat i dënuar më parë.

I arrestuar është Blerim Tabaku banues në Kamëz, i dënuar më parë. Po ashtu në pranga ra edhe Armand Murati, banues në Kashar të Tiranës.

 
Loading...