Turqia: I vramë, kapëm e dorëzuam mbi 1, 400 militantë kurd

Në total prej 1, 439 militantëve të Njësisë Mbrojtëse të Popullit (YPG) janë “neutralizuar” që prej fillimit të operacionit ushtarak i koduar si “Dega e Ullirit” në veriperëndim të Sirisë të distriktit të Afrinit, tha ushtria më 13 shkurt.

Autoritetet turke e përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkutpuar se militantët në fjalë janë kapur, vrarë ose dorëzuar.

Në deklaratën e shtabit të përgjithshëm të forcave ushtarake turke thuhet se sulmet ajrore kanë “neutralizuar” 70 militantë më 12 shkurt, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Më 20 janar, Turqia ka nisur operaconin ushtarak të njohur si “Dega e Ullirit” për të spastruar militantët e YPG-së nga Afrini në veriperëndim të Sirisë.
Ankaraja i konsideron si një grup terrorist (YPG) për lidhjet e saj me të jashtëligjshmit e Partisë Kurdistane të Punës (PKK).

 

Lexo tjetër  Vuçiq takohet me Thaçin por pas takimit merret me Haradinajn