Trupi i Oliver Ivanoviqit dërgohet në selinë e partisë

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit që sot në mëngjes u vra në Mitrovicë, është dërguar në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë. Ivanoviq është vrarë pikërisht në hyrje të selisë së partisë së tij SDP nga persona të panjohur deri më tani.

Në trupin e Ivanoviqit janë gjetur gjashtë plumba, derisa sulmuesit e kanë lënë të djegur një veturë me të cilën dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vet Ivanoviq katër ditë para së të vritej kishte thënë se ndihet i rrezikuar nga bandat dhe kriminelët serbë që veprojnë në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës.

 

Lexo tjetër  Për Lushtakun dhe Selimin ekzistonë edhe një mundësi