TRI VITE ME KAUZA TË PAQENDRUSHME (Apo luftë për pushtet?)

Shkruan Hysni Gashi

Kosova dhe qytetaret e saj peng me temen e demerkacionit dhe shndrrimin e saj në kauzë. Me ç’rast kenë tuj e kallë Kosovën veçse nuk krisi lufta qytetare për këtë kauzë madhore që fatkeqsisht po del të jetë interes personal dhe assesi kauzë shtëtrore e kombëtare.

Si ra kryeministri Mustafa u gjetë zgjidhja, sepse shpetimtari ishte mes nesh por nuk e kishin zbuluar me parë.

Shpetimtari i cili kërkonte me çdo kusht rrëzimin e këtij versioni tani e gjet një nen ku mund të rishikohej.

Natyrisht ky rishikim nuk ishte i mundur kur “shpetimtari” qendronte në Opozitë.

Sot, thonë se deputetet që se votojnë demerkacionin e marrëveshjes se 25 gushtit të 2015 e dëshirojnë Kosovën të izoluar.

Por mbi tri vite kush do ta mban përgjegjësin që të njejten marrëveshje të 25 gushtit 2015 po kërkoni me ratifiku veçse me një kamoflim të qujtur “aneks” që i referohet neneve të marrveshjes se Vjenes të 25 gushtit 2015 që len hapsir për ndonjë korigjim eventual.

Vallë qytetaret janë të gjithë të paditur se si rrodhen gjerat mbi tri vite dhe dështimin e papergjëgjsin dëshironi me servu qytetarit si sukses? Demarkacioni ishte e vetmja kauze që ju solli në pushtet dhe pikrisht ky do ju largon nga pushteti.

Lexo tjetër  Serbia nuk e dëshiron Kosovën në asnjë mënyrë stabile