Tri rreziqet e kombit shqiptar

Shkruan Valon Jashari

A sikur të gjeja një Rilindas të Rilindjes Kombëtare Shqipëtre sot në shkullin XXI, që parimi i rrugës së tyre të jenë sotë shembëlltyre për klasat politike shqiptare.

Pozita politike e shqipëtrve në shumicën e trojev shqiptare në Ballkan dhe në shtetet e kontinetit europian dhe më gjërë viteve të fundit po përballet me tri rreziqe të mëdha, për të cilat kombi shqipëtar dhe institucionet kompetente duhet të reagojn në mënyr unike dhe të vendosur. Pobashkvuaj me popullin tim për parimet e rilindasit të mirfillt që sot na mungon me mendimet e arsyeshme dhe veprime të ndikuara nga arsyeja si garant për përparimin e vazhdueshëm të kombit shqipëtar, me hapje shpirtërore të rrugës së humanizmit si një ide pozitive që sjell ndërmend shprehjet si dashuria  ndaj njerzimit, paqja por me domethnjën kuptimplote të humanizmit që është mënyra e të menduarit  që parashtron konceptin humanist si fokus i tij dhe si qëllim i vetëm me ide reformiste me vlerat dhe dinjitet e veçanërisht arsyes.

Këtë trinitet të rreziqeve që po i kanoset më tani drejtpërsëdrejti kombit tonë janë:

1.Shovenizmi serb

2.Islamizmi politikë-radikal

3.Kriminaliteti-korrupsioni i klasave politike.

Ndërhyrja e faktorve të jashtëm në çështjen shqiptare shpesh herë ka treguar rreziqe të shumëfishta sidomos të atyreve shteteve jomike të shqiptarve dhe veçanërisht tek shtetet që na kanë sunduar e pushtuar në forma më barbare gjatë hsitorisë. Këtë shumë mirë e potencon shkrimtari ynë i madhe Ismail Kadare se” pushtusi edhe i vdekur po të jetë është pushtues” dhe pretendimet e fundit për të tentuar që sado pak të rehabilitojn ish-pushtusit të tokave shqiptare, ka një konotacion të pastër politik me qëllime të caktuar të shteteve gjegjëse. Këto ndërhyrje duhet shikuar në forma të ndryshme jo vetëm me mjete popagandistike e diplomatike e ekonomike ( Serbia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia, Bullgaria, Rusia dhe Greqia), pasi që kanë qëllime ekspasioniste, politike në dobi të tyre e në dëmë të çështjes shqiptare.

Shovenizmi serb edhe sot e kësaj dite  nuk ka lëkundur aq shumë nga projekti i Ilia Garashaninit të vitit 1844, që ka pretendime territorial dhe kulturore mbi hapsirat shqiptare, kjo mjafton të shikojm kushtetuten e shtetit serb, pastaj deklarimet e shumë akademikve serb ndaj çështjes shqiptare, si dhe qëndrimin e Kishës serbe. Ky hegjemonizëm  kur e ka  edhe mbështetjen ruse bëhet edhe rrezik më real duke pasur parasyshe pretendimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Rusisë. Orjentimi jo  edhe aq përcaktues i vete shtetit serb sa me Europ aq edhe me Rusi bënë që  shteti serb të mos bartë edhe përgjegjësi dhe detyrime ndërkombëtare, në këtë raste vete shteti serb sot derdh miljona euro donacion për strukturat jo të ligjshme jashtë shtetit serb me qëllime shpesh herë edhe për destabilizim në rajonë. Shteti serb duhet ndrruar nga mentaliteti i vjeter bashk me klasën e saj politike dhe ndërkombtarisht duhet kërkuar falje për krimet gjat periudhave të ndryshm të historiës ndaj popujve të ballkanit e veçanërisht ndaj shqiptarve dhe duhet të i kapet një realiteti të ri atij se duhet dhe gjendet në një pjes të europës dhe se ka përfunduar koha e pretendimeve hegjemoniste të saja.

Islamizmi politikë-radikal shoqëria shqiptar duhet kuptuar realitetin se ekzistojn si pasardhës të një kulture e qytetrimi të lashte Pellazgo-ilir, dhe me vlera shumë të mirfillta dhe se bartim mbi të kaluarn tonë historike vlera të qytetrimit të krishtera një trashegimi e jona që mezi i ka shpetura furtunave të pushtusve të ndryshm dhe se gjindemi në kontinentin europian dhe që divesiteti kulturor në këtë rastë religjioze dhe aqë shumë nuk  është i mirpritur pavarsishtë se proklamohet nëpër zyret e tryeza ndërkombtare, andaj duhet hapur rrugë ndjenjës kombëtare dhe jo asaj fetare. Islamizmi politik apo ai radikal pasi që po që se e ndërlidhim islamizmin politik në doktrinën e saj të mirfillt natyrishtë që është radikal pasi që nuk pranon shtetin laik por thirret në sheriat  në këtë aspekt është në kundërshitm me laicitetin e  shoqëris shqiptare dhe shteteve shqiptare si Shqipëris dhe Kosovës. Me që jemi përcaktus të orjetimeve tona politke strategjike drejtë europës dhe vetëm kjo është zgjidhja e vetme duhet rrespektuar këtë laicitet shoqëror e shtetror, pasi që kjo do të jetë kanceri i shoqëris shqiptare që ndoshta do ta  vuajm edhe së paku për rreth pesdhejt viteve të ardhshme deri sa, siq është parapar nga studius të ndryshm që çështja e religjionit do të zbehet deri në atë masë që nuk do të ishte e rëndësishme për një shoqëri demkratike dhe prosperuse drejte të arriturav shkencore. Këtu duhet pasur parasysh që duhet të heqim atë petk që po bartim padrejtësisht  që së paku rreth njëqindepesëdhjet vite për çështjen religjioze që të na quajn si “aziatik” e si “beduin të shkretirave” që padrejtësishte e bartim por të tregojm vlerat tona  të mirfillta shqiptare e që i kemi dhënë qytetrimit botror.

Kështu  që shqiptarët  duhet të kenë dy objektiva të qarta dhe të e drejtojn tehune e luftës diplomatike në dy fronte, kundër shovenizmit serb-sllav dhe kundër erdoganizmit me ideologji të errsirës mesjetare të prapambetura obskurantiste, pasi që Turqia nën ndikimin e shtrirjes së saj fetare-kulturore dhe me pretendime otomaniste në ballkan, vetëm sa i’a lehtëson sllavëve shtrirjen dhe ndikimin  edhe më të fort mbi shqiptarët, në këtë rajon nën petkun e mbrojtjes së pakicës së otomanizmit, kështu që duke e eliminuar elemnetin  bazë të strukturës sonë shqiptare atë të autoktonisë, ne duhet dhënë goditjen këtyreve  dy rrymave  antishqiptare dhe duhet afirmuar individualitetin e vetëqenjen kombtare shqiptare.

Kriminaliteti-korrupsioni i klasave politike kjo endemi  tashmë është realitet te të gjitha klasat politike në shtetet shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe te klasat politke si në Maqedoni e në Kosovë Lindore gjegjësishte në Preshevë , Bujanocë dhe Mmedvegjë dhe të atyreve në Mal të Zi. Ne si shoqëri shqiptare duhet të krijojm vija të  qarta që të mos përkrahim ata politikan apo parti politike që mund të  kenë dorë në krimë-korrupsion që janë keqpordoruse të taksapaguesev të popullit si dhe të kemi më shumë qytetari aktive. Kjo dukuri paraqet një rrezik real pasi deformon rrejdhen e orejtimeve  të  shteteve tona dhe të shoqëris shqiptare duke i’a vrarë perspektivën e  fëmijve tanë dhe të kombit.

 

Autori i shkrimit është historian dhe ish-veteran i UÇPMB-së dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë” lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, dhe ish i burgosur në grupën e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë porces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqëris shqiptare.

 
Loading...