Tri “ilaçet” që i’u nevojiten për të pasur një mëlçi të shëndetshme

Në Kongresin Ndërkombëtar të Mëlçisë janë paraqitur fakte se 3 janë “ilaçet” që duhet të marrin njerëzit. Të parat janë algat e detit. Sipas mjekëve në kongres është vërtetuar se algat e detit mbrojnë mëlçinë nga të gjitha sëmundjet. Po kështu një faktor tjetër që i’u mbron mëlçinë janë specat djegës.

Disa përmbajtje djegëse që kanë këto speca bëjnë të mundur mbrojtjen nga “kokrra” që mund të krijohen në mëlçi. “Ilaçi” i tretë që kanë sugjeruar mjekët është qumështi.

“Kjo mund të duket si një shaka, por në studimin tonë janë marrë 100 persona që kishin shqetësime nga mëlçia. Ata persona që morën një recetë me alga deti, me speca djegës dhe me qumësht për një periudhë kohore 3-mujore, rezultuan se nuk kishin më probleme. Në ndoqëm vizitat e tyre pas 3-muajve dhe pamë që mëlçia e tyre ishte shumë e pastër”, – thanë një grup studiuesish në Kongresin Ndërkombëtar të Mëlçisë.

Përbërjet
Sipas mjekëve algat ulin nivelin e yndyrnës që është një çelës për ta mbrojtur mëlçinë. “Shpesh personat që vuajnë nga diabeti dhe pesha e tepërt kanë probleme dhe me funksionimin e mëlçisë. Po kështu individët që konsumojnë në masë të tepërt alkolin, vuajnë nga dhimbjet e mëlçisë që në moshë të re, pasi mëlçia dëmtimin më të madhë e pëson nga alkoli” , – thanë mjekët. Sipas një studimi të paraqitur në konferencë nga shkencëtarët nga Universiteti i Bristolit (Angli), konsumi i algave të detit “është në gjendje për të ulur nivelin e yndyrës duke përmirësuar simptomat e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë, yndyrore dhe alkoolike, një variant i sëmundjes klasike”. Ndërkohë studimi, nga hulumtuesit në Universitetit “Bruksel Vrije” (Belgjikë) ka treguar efektet e dobishme të specit djegës në reduktimin e dëmtimit të mëlçisë, nëpërmjet një molekule të veçantë. Po kështu molekula është e pranishme në shumicën e bimëve djegëse. Hulumtimet kanë treguar se speci djegës është në gjendje për të zvogëluar aktivitetin e disa qelizave të veçanta të mëlçisë të përfshira në formimin e fibrozës së mëlçisë që ndodh në përgjigje të një dëmtimit të organeve. Risi është dhe qumështi i cili rrit cilësinë e molekulave të veçanta që mbrojnë mëlçinë. Në studimin e kryer me mbi 60 pacientë që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë ka treguar se mos përdorimi i qëumshtit është në gjendje për të rritur ndjeshëm peshën e sëmundje nëse pacientët nuk trajtohen.

Mëlçia
Mëlçia apo mëlçia e zezë, është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet meaparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse tëushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Vena portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku. Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 gram. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës se sipërme të hapësirës së barkut.