Trashëgojnë garazhin nga daja, çfarë gjejnë brenda saj i shokon ata [FOTO]

Axha i tyre ishte njeri i mrekullueshëm dhe ekscentrik i cili nipit dhe mbesës në testamentin e tij ju la garazhin e mbuluar me pluhur dhe të harruar prej kohësh.

Në vitin 2009, vëllai dhe motra u njoftuan pas vdekjes së dajës se ata ishin pjesë e testamentit të tij. Në testament ai u kishte lënë një garazhe të vjetër të mbuluar nga pluhuri që në pamje të parë dukej e pavlerë. Por kur e hapën atë nuk mund të besonin çfarë panë brenda saj.

Brenda në garazhe gjendej diçka për të cilën ishin dëgjuar vetëm thashetheme, një Bugatti Type 57S Atalante, transmeton Express. Vlera e kësaj veture në treg sot llogaritet të jetë 8.5 milion dollarë.

Kjo veturë ishte blerë ne vitin 1955 nga daja Dr. Harold Carr i cili e mbylli atë në garazhe pasi i skadoi regjistrimi në vitin 1960 ku që nga ajo kohë ka qëndruar i mbyllur në garazhe.

Brenda në garazh me Buggatin gjendej edhe një Aston Martin klasike.

Bugatti u shit në ankand publik për 4 milion dollarë të cilat u ndanë ndërmjet nipit dhe mbesës së Dr. Carr.

 
Loading...