Trajneri i Espanyol ia sheh sherrin Messit

Sanchez Flores arsyetohet pas marrjes së fanellës së Lionel Messit.

Trajneri i Espanyolit është sulmuar nga tifozët e kësaj skuadre, për respektin e madh ndaj argjentinasit.

Mirëpo, Flores ka reaguar duke iu kërkuar falje tifozëve bardhekaltër, përcjellë “lajmi.net”.

“Iu kërkoj falje tifozëve të Espanyolit sepse asnjëherë nuk e kam pasur qëllim t’i ofendoj. Unë kam respekt të madh për ta sepse ata më kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer”, deklaroi Flores.

“Nuk e di historinë 116-vjeçare të klubit sepse jam këtu që vetëm tre muaj. Rasti me Messin ishte shumë spontan”, shtoi ai.

Flores ia mori fanellën Messit pas ndeshjes me Barcelonën, duke theksuar që një gjë të tillë ia kishte kërkuar i biri i tij.